Duda: Polonia do të krijojë korridore për tranzitin e grurit të Ukrainës

Andrzej Duda

Polonia ka përgatitur korridoret transitore përmes të cilave Ukraina mund të eksportojë grurin e saj në vendet që kanë nevojë për të, deklaroi presidenti i Polonisë Andrzej Duda.

“Ne po përpiqemi të ndihmojmë Ukrainën dhe vendet që kanë nevojë. Unë besoj se qeveria polake mori vendimin e duhur për të ruajtur ndalimin e shitjes së grurit ukrainas në tregun polak”, theksoi Duda.

”Falë punës së fermerëve tanë ne jemi të vetë-mjaftueshëm”, shtoi ai. /atsh