Dy serbë gjenden të vdekur në Babimoc të Obiliqit

Dy persona janë gjetur të vdekur në një shtëpi në fshatin Babimoc të Obiliqit.

Sipas Policisë, këta dy persona, njëri i gjinisë mashkullore e tjetri i gjinisë femërore, janë gjetur të vdekur mbrëmë, rreth orës 20:45, në fshatin Babimoc.

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, ka treguar se viktimat janë qytetarë të nacionalitetit serb.

“Me datë 08.01.2018, rreth orës 20:45, në fshatin Babimovc të Obiliqit, në një shtëpi janë gjetur të vdekur dy persona (një mashkull dhe një femer) të nacionalitetit serb”, ka thënë Kelani.

Ai ka bërë të ditur se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave në vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet policore janë duke u marrë me mbledhjen e provave lidhur me rastin.

“Lidhur me rastin në fjalë në koordinim me prokurorin e shtetit policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme”, thuhet në njoftimin e policisë.