Dy të lënduar nga aksidentet në autostradën “Ibrahim Rugova”

Dy aksidente zinxhirore kanë ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”. Në autostradën “Ibrahim Rugova”, sonte janë shkaktuar dy aksidente. Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi ka bërë të ditur për lajmi.net se në njërin aksident janë përfshirë pesë vetura ndërsa në tjetrin gjashtë vetura. Ai ka theksuar se nga aksidenti i parë janë lënduar dy persona. “Në aksidentin e parë janë përfshirë pesë vetura dhe janë lënduar dy persona, ndërsa në aksidentin tjetër ka vetëm dëme materiale”, ka thënë Krasniqi.