E harruam vallë Gazën?

Hoxhë Justinian Topulli

Kanë kaluar mbi pesë muaj dhe gjenocidi mbi Gazën vazhdon. Krahas bombave e raketave, plumbave, shkatërrimit masiv, mungesës minimale të jetesës, hipokrizisë dhe neglizhencës së botës dhe fjalëve boshe, Gaza është e detyruar të përballet edhe me një armik më të lig, urinë vdekjeprurëse! Ndërkohë që gjendja atje rëndohet përditë e më shumë, duke na rikujtuar skena që vetëm nëpër filma dhe në histori i kemi dëgjuar, ne kemi filluar të mos na bëjnë më përshtypje se çfarë ndodh në atë copëz toke!
A jemi lodhur vallë nga mbingarkesa emocionale dhe pa e kuptuar i jemi kthyer normalitetit të jetës sonë, ndërkohë që atje situata sa vjen e bëhet më katastrofale?
Ndoshta, por të paktën në këtë muaj të bekuar, në këtë muaj adhurimi, mos i harrojmë lutjet tona për Gazën, në iftar e në syfyr, në namaz e jashtë tij, dhe të bojkotojmë iftaret e politikës hipokrite, e asaj politike që qëndron e shtirur në krah të kriminelëve, në vend që minimalja, të heshtë në turpin e saj.

Nga: Hoxhë Justinian Topulli