E pakuptimtë heshtja e Shtetit përballë zgjedhjeve të Serbisë

Drejtori i Institutit për Qeverisje Lokale në Kosovë, Besnik Tahiri ka thënë se heshtja e institucioneve kosovare karshi mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë e zhvlerëson shtetësinë e Kosovës.

“Votimi i lirë për president të Serbisë në Republikën e Kosovës, pa leje dhe pa dakordim e zhvlerëson shumë shtetësinë tonë. Mos reagimi, heshtja dhe në njëfarë forme pranimi i këtij realiteti për mua është i pakuptimt”, ka shkruar Tahiri.

Sipas tij. kjo qasje vërteton se serbët e Kosovës janë peng i politikave të verbëra dhe mendësisë primitive të politikës së Beogradit

“Me këtë qasje të Beogradit zyrtar rruga drejt normalizimit dhe fqinjësisë së mirë do të jetë e gjatë”, ka cilësuar drejtori i Institutit për Qererisje Lokale në Kosovë, Besnik Tahiri.