E vërteta e hidhur – Fragment

Shejkh Muhamed El-Gazali

“Nuk e kam besuar se urrejtësit e asaj që Allahu e ka zbritur të jenë kaq shumë dhe se zemrat e tyre t’i ketë mbuluar gjithë kjo urrejtje dhe zymtësi.

Megjithëse, kolonizatori kulturor ishte më i suksesshes se sa kolonizatori ushtarak, sepse ushtritë që pushtuan tokat islame dikur në një kohë u kthyen nga kishin ardhur, ndërsa mendimet, të cilat na i nguliti armiku dhe na pushtuan mendjet tona vazhduan të veprojnë fort.

I thashë një personi, i cili pretendonte se ishte demokratik: Cili është përkufizimi i demokracisë?

Më tha: Sundimi i popullit për popullin, pra populli është burimi i udhëheqjes.

I thashë: Duket se përkufizimi ka diçka tjetër që ju nuk e përmendni.

Tha: Çfarë është ajo diçka?

I thashë: Përveç, në qoftë se populli është mysliman… sepse po qe se populli është mysliman, atëherë duhet që ai të mos sundojë vetë për veten e tij dhe të mos jetë ai burimi i udhëheqjes që rregullon çështjet e tij, por atë duhet ta sundojë dikush tjetër me ligje dhe parime të importuara!

Edhe një pyetje tjetër që del nga i njëjti burim: A është pakica ajo që zbret nga mendimi i saj dhe pason shumicën në të gjitha vendet e lira, përveç në vendet arabe dhe myslimane. Aty pakica e imponon veten e saj me forcën e medies dhe udhëheqjet e katapultuara.

Pastaj, guximi arrin kulmin e tij duke thënë: Ky është vullneti i popullit!!”

___________________________

Shejkh Muhamed El-Gazali, nga libri: “E VËRTETA E HIDHUR”

Hoxhë Lavdrim Hamja