Edhe ky lloj iu duhet…

Hoxhë Halil Avdulli

Një shef pyeti tre punonjës në punë, a bëjnë 2 + 2 = 5?
I pari u përgjigj: Po zotëri 5 bëjnë.
I dyti u përgjigj: Po zotëri 5 nëse i shtojmë edlhe 1.
I treti tha: Jo zotëri, është gabim, bëjnë 4.
Në ditën e dytë, punonjësit nuk e gjetën bashkëpunëtorin e tretë, pasi pyetën për të, e kuptuan se ai ishte përjashtuar nga puna!
Zëvendësshefi i habitur i tha shefit të tij, zotëri, pse u perjashtua i treti?
Shefi u përgjigj:
Sa i përket të parit, ai është gënjeshtar dhe e di se është gënjeshtar (ky lloj kërkohet).
Sa për të dytin, ai është i zgjuar dhe e di që është i zgjuar (edhe ky lloj kërkohet).
Sa i përket të tretës, ai është i sinqertë dhe e di se është i sinqertë (ky lloj është i vështirë për t’u shantazhuar).
Shefi e pyeti zëvendësin e tij:
Çfarë thua ti për këtë ekuacion 2+2=5?
Zëvendësi i tha:
Unë e dëgjova fjalën tuaj zotëri, dhe nuk mund të shpjegoj, pasi njerëz si unë nuk mund të interpretojnë thënien e një dijetari sikur ju!
Shefi iu përgjigj: Edhe tipat hipokrit si ti na duhen!

Nga: Halil Avdulli