Edukata me Profetin (a.s)

“Esh’hedu en ne Muhammeden abduhu ue resuluhu”

“Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Allahut.”

Ky është Profeti Muhamed (a.s):

Profeti Muhamed (a.s) është profeti i fundit, të cilin Allahu e dërgoi për mbarë njerëzimin.

Profeti Muhamed (a.s) u tregoi njerëzve rrugën e drejtë.

Profeti Muhamed (a.s) erdhi me mesazhin, që i nxjerr njerëzit nga errësirat në dritë.

Profeti Muhamed (a.s) është ai i cili na mësoi fenë islame.

Profeti Muhamed (a.s) është adhuruesi më i mirë.

Profeti Muhamed (a.s) është njeriu me moralin dhe sjelljen më të mirë.

Të dashur fëmijë!

Allahu i Madhëruar e cilëson profetin Muhamed (a.s) në Kuran me epitete fisnike si:

I Dërguar

Profet

I Mbështjellë

I Mbuluar

Rob i Allahut

Me moral të lartë

Dialog:

Jasmina: Selamu alejkum.

Medina: Ue alejkum selam.

Jasmina: Çfarë duhet të themi kur ta përmendim emrin e Profetit Muhamed?

Medina: Unë gjithmonë them: “Alejhi selam” kur përmend emrin e Profetit.

Jasmina: Çfarë do të thotë: “Alejhi selam”?

Medina: Paqja e Allahut qoftë me të

Jasmina: Sa herë që do ta dëgjoj apo ta përmend Profetin Muhamed do të them “Alejhi selam” Allahu ta shpërbleftë me të mira Medina.

Medina: Amin edhe ty gjithashtu.

Shokët e Profetit Muhamed (a.s):

Shokët e Profetit Muhamed (a.s) quhen sahabë.

Shokët e Profetit Muhamed (a.s) besuan në profetësinë e tij (a.s).

Shokët e Profetit Muhamed (a.s) e donin shumë atë (a.s).

Shokët e Profetit Muhamed (a.s) e respektonin shumë atë (a.s).

Shokët e Profetit Muhamed (a.s) e dëgjonin shumë atë (a.s).

Shokët e Profetit Muhamed (a.s) i bindeshin urdhrave të tij (a.s).

Shokët e Profetit Muhamed (a.s) nuk e thërrisnin asnjëherë në emër atë (a.s).

Shokët e Profetit Muhamed (a.s) nuk e ngrinin zërin në praninë e tij (a.s).

Shokët e Profetit Muhamed (a.s) e mbrojtën dhe luftuan krah për krah me atë (a.s).

Profeti Muhamed (a.s) shembull dhe model:

Allahu thotë në Kuran:

“Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë që shpreson tek Allahu, tek Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun.

Profeti (a.s) ka thënë:

“Faluni sikurse më shikoni mua!”

“Mësoni prej meje rregullat e haxhit!”

Salavatet për Profetin Muhamed (a.s):

Allahu thotë në Kuran:

“Vërtet Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë! Lutuni për atë dhe përshëndeteni me selam!”

Profeti (a.s) ka thënë:

“Kush dërgon një salavat për mua, Allahu dërgon 10 – të salavate për të.”

Forma e salavatit për Profetin Muhamed (a.s):

“Allahum me sal li ala Muhammedin ua ala ali Muhammedin kema sal lejte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahime. In neke hamidun mexhid.

Allahum me barik ala Muhammedin ue ala ali Muhammedin kema barekte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahime. In neke hamidun mexhid.”

Përkthimi i salavatit:

“O Zot! Bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij. Ti je i Falenderuar dhe i Lartësuar.

O Zot! Begatoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e begatove Ibrahimin dhe familjen e tij. Ti je i Falenderuar dhe i Lartësuar.”

Në orën e edukatës islame, Enesi mësoi se salavatet duhet të lexohen:

Sa herë që përmendet emri i Profetit Muhamed (a.s).

Pas thirrjes së ezanit.

Gjatë namazit, në uljen e fundit.

Kur hyn dhe del nga xhamia.

Gjatë faljes së namazit të xhenazes.

Gjatë lutjes.

Në ditën e Xhuma.

Edukata ime me Profetin (a.s):

Unë dëshmoj dhe besoj në profetësinë e Muhamedit (a.s).

Unë e dua dhe e respektoj Profetin Muhamed (a.s).

Unë i bindem urdhërave të Profetit Muhamed (a.s).

Unë e ndjek rrugën që e ndoqi Profeti Muhamed (a.s).

Unë bie në salavate për Profetin Muhamed (a.s) sa herë që e përmend apo e dëgjoj zërin e tij.

Unë e mbroj figurën dhe personalitetin e Profetit Muhamed (a.s).

Unë e lexoj dhe e mësoj jetën e Profetit Muhamed (a.s).