Ekspertët zbulojnë se kur është koha ideale për të ngrënë mëngjes

Nutricionistët thonë se koha e vaktit është po aq e rëndësishme sa përbërja dhe sasia e tij.

Sipas tyre, koha më e mirë për mëngjes është dy orët e para pas zgjimit, duke pasur parasysh se jo të gjithë janë të uritur sapo zgjohen.

Ky vakt i parë, nëse e hani në kohë, do të stabilizojë sheqerin në gjak gjatë gjithë ditës.

Vetëm pas mëngjesit, i gjithë organizmi ynë do të “zgjohet”. Nëse stërviteni fillimisht në mëngjes, përpiquni të hani diçka të lehtë, një orë para stërvitjes, dhe nëse preferoni të stërviteni para ngrënies, merrni gjithmonë diçka për të ngrënë pas stërvitjes për t’i siguruar trupit tuaj energji të mjaftueshme.

Nëse jeni tipi i personit që nuk mund të hani herët, pini një gotë ujë kur të ngriheni për të hidratuar trupin tuaj dhe më pas hani diçka të lehtë, kos ose banane.

Është e rëndësishme të mos anashkaloni mëngjesin, sepse ai siguron energjinë që i nevojitet trupit tuaj për ta nisur ditën në mënyrë produktive