Erdoğan: Çdo moment është e mundur hyrja në qendër të Afrinit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, sot në Ankara deklaroi se në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë, në total janë neutralizuar 3.171 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në total janë neutralizuar 3.171 terroristë. Zona prej rreth 815 kilometra katrorë është siguruar. Afrini është i rrethuar dhe çdo moment është e mundur hyrja në qendër të qytetit”, ka thënë Erdoğan duke paralajmëruar operacione edhe në rajonin e Munbixhit, që mbahet i okupuar nga organizata terroriste YPG/PKK.

Erdoğan, sot në Ankara tha se mohimi i zhvillimit dhe ndryshimit nënkupton mashtrimin e vetvetes, kurse rregullat dhe parimet e vetme që nuk ndryshojnë janë dispozitat e Zotit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Sigurisht që ka rregulla dhe parime që nuk ndryshojnë. Për shembull, Islami është feja e fundit dhe ky është fakt i pandryshueshëm. Me këtë, askush nuk mund të luajë”, tha Erdoğan, dhe theksoi rëndësinë e zhvillimit të muslimanëve në çdo aspekt.

Presidenti i Turqisë në këtë drejtim ka theksuar se është e pamundur të anashkalohet zhvillimin teknologjik dhe mundësi të tjera me të cilat njerëzimi disponon sot.