Erdogan: Gjenocidi në Gaza “minoi rëndë” vlerat universale të të drejtave të njeriut

Gjenocidi në të cilin më shumë se 70 mijë banorë të Gazës janë vrarë është një shenjë se vlerat e përmendura në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut janë “minuar rëndë”, tha sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, raporton Anadolu.

“Për fat të keq, mizoritë në Gaza dhe në territoret e pushtuara palestineze vazhdojnë, pavarësisht të gjitha përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar”, citohet të ketë thënë Erdogan për Ditën e të Drejtave të Njeriut sipas një deklarate të bërë nga Drejtoria e Komunikimit të Presidencës.

Ai theksoi se rruga drejt paqes së drejtë dhe të qëndrueshme në Gaza qëndron në forcimin e armëpushimit, i cili u vendos me kontributin e Turqisë dhe në zbatimin e një zgjidhjeje me dy shtete.