Erdoğan: Pas tentativës për puç kanë nisur reformat në forcat e armatosura

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një intervistë për TRT ka folur për zhvillimet e fundit lidhur me tentativën për grusht shteti nga ana e organizatës terroriste FETO më 15 korrik. Ai ka deklaruar se reputacioni i shërbimit inteligjent nuk mund të shkelet aq lehtë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Shërbimi për kundërzbulim nuk është shërbim reputacioni i të cilit mund të nënçmohet. Nëse do të ndërmerreshin veprime lidhur me këtë shërbim, Qeveria do ta shqyrtojë këtë çështje dhe në bazë të atij shqyrtimi do të merret vendim. Shikoni SHBA-të, Rusinë, Gjermaninë, Francën, Britaninë e Madhe, në këto shtete ka pasur lëshime në punën e shërbimeve kur kanë ndodhur sulme atje”, tha Erdoğan.

Sipas tij, pas tentativës për puç kanë nisur reformat brenda Forcave të Armatosura Turke dhe institucioneve të tjera shtetërore.

“Kur flasim për këtë, nuk mendoj të ndërmerren hapa në kundërshtim me ligjin dhe nuk them të ndërmerren hapa në kundërshtim me sistemin e drejtësisë. Por ama, më falni, nuk mund të bashkëndjejmë me tiranin dhe të shkelim të shtypurin”, tha Erdoğan.