Erdogan pasi rezultoi me koronavirus: Edhe sot po e kalojmë lehtë sëmundjen

Presidenti Recep Tayyip Erdogan pasi doli pozitiv në testin e koronavirusit (Covid-19), me një postim në llogarinë e tij në Twitter, deklaroi se këtë sëmundje po e kalojnë në mënyrë të lehtë.

“Sot në mëngjes, mjeku ynë bëri kontrollin tonë rutinë. Fatmirësisht, asgjë negative. Edhe sot po kalojmë një sëmundje të lehtë dhe së bashku me Z. Emine po vazhdojmë punën nga shtëpia”, lajmëroi Presidenti Erdogan nëpërmjet medias sociale. /trt