Erion Veliaj pret Shpend Ahmetin në Tiranë

Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, e ka pritur homologun e tij nga Prishtina, Shpend Ahmetin.

“Mirë se erdhe në shtëpinë tënde”, i ka thënë Veliaj, Ahmetit, njofton Klan Kosova.

“Unë e Shpend Ahmeti jemi rrit bashkë”!

“Nuk ka gëzim më të madh se ta kemi po bashkë privilegjin e përgjegjësinë e madhe për t’i drejtuar dy kryeqendrat shqiptare, Bashkia Tiranë dhe Komuna e Prishtinës, drejt modernizimit”, ka shkruar Veliaj në profilin e tij në Facebook.