Ether kapërcen 4,000 dollarët

Që nga fillimi i këtij viti është rritur më shumë edhe sesa vetë bitcoin dhe luan një rol shumë të rëndësishëm në financat e decentralizuara.

Kriptomonedha Ether kapërceu rekordin e 4,000 dollarëve për herë të parë ditën e Hënë duke arritur nivelet më të larta shënuar ndonjë herë.

Aktualisht kriptomonedha e dytë më popullore në botë për nga vlera e tregut, ether u rrit me 6% në 4,175 dollarë.

Që nga fillimi i këtij viti është rritur më shumë edhe sesa vetë bitcoin dhe luan një rol shumë të rëndësishëm në financat e decentralizuara.

Një ndryshim teknik që pritet të vijë së shpejti do të reduktojë sasinë e ether. Rritja e fundit vjen pasi Bitcoin shënoi vlera pozitive ditën e Hënë duke u ngjitur në 59,600 dollarë.

Kriptomonedhat e vogla si Dogecoin, njohur edhe si altcoins, kanë pasur kërkesë të lartë në javët e fundit dhe shtyrë bitcoin në vlerë tregu prej 2.5 trilionë dollarë.

Dogecoin është një kriptomonedhë e cila nisi si një shaka në median sociale në 2013-ën dhe vetëm muajin e kaluar u rrit me 700%. /PCWorld