Euro 2020, Kosova mëson kundërshtarët për fazën eliminatore

Sot në Dublin të Irlandës është hedhur shorti për eliminatoret e Kampionatit Evropian, Euro 2020.

Tani, Përfaqësuesja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët për eliminatoret e Evropianit.

Djelmoshat e Bernard Challandes janë renditur në grupin A.

”Dardanët” do të kenë përballë vetes Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

Ndeshje e para eliminatore për Kampionatin Evropian, Euro 2020 do të zhvillohen në muajin mars të vitit të ardhshëm.