Exit-polli i Klan Kosovës: Në 7 qendrat e Kosovës ka balotazh

Drejtori i TV Klan Kosovës, Baton Haxhiu, ka prezantuar rezultatet e një exit-polli.

Sipas tij, në 7 qendra të Kosovës do të ketë balotazh, përderisa Peja ende nuk dihet nëse do të përballet me balotazh. Qendrat e votimit janë mbyllur në orën 19:00.

Më poshtë mund të shihni rezultatet:

Prishtinë: Balotazh ndërmjet VV-së dhe LDK-së

Ferizaj: Balotazh ndërmjet LDK-së dhe PDK-së

Gjakovë: Balotazh ndërmjet Alternativës dhe AAK-së

Mitrovicë: Balotazh ndërmjet PDK-së dhe AKR-së

Gjilan: Balotazh ndërmjet LDK-së dhe VV-së

Prizren: Balotazh ndërmjet PDK-së dhe VV-së

Pejë: Nuk dihet a do të ketë balotazh, LDK-ja është e para, pasohet nga AAK-ja./Mesazhi/