Exit Polli: Prishtina në balotazh, mes VV-së dhe LDK-së

Gazetari Baton Haxhiu, duke paralajmëruar Exit Pollin e organizuar nga Klan Kosova, thotë se të gjitha partitë politike nuk e kanë arritur rezultatin që kanë arritur në zgjedhjet e përgjithshme.

“Ky është lajm për të gjithë”, ka thënë ai, duke shtuar se veç një komunë në Dukagjin nuk do të shkojë në balotazh. “Ajo që është interesant është se një parti e vogël ka arritur të shkojë në një komunë, me një parti me traditë, në balotazh. Është edhe një parti tjetër pjesë e Qeverisë, në balotazh në një komunë”.

Sipas tij, “partia ma e vjetër ka rikthyer veten”, ndërkaq “partia tjetër ma e madhja deri në kohën e fundit e ka një rezultat goxha keq”.

“Prishtina shkon në balotazh, mes LDK-së dhe Vetëvendosjes”, ka thënë Haxhiu.

Peja ka gjasa fitore të plotë LDK, nëse jo atëherë në balotazh me AAK; Gjakova në balotazh mes Alternativës dhe AAK-së; Prizren në balotazh mes PDK-së e VV-së; Ferizaj në balotazh mes LDK-së dhe PDK-së; Gjilani në balotazh mes LDK-së e VV-së dhe Mitrovica në balotazh mes PDK-së dhe AKR-së.