Facebook paralajmëron rreth pasojave që do të ketë iOS 14 tek reklamimi

Ditën e Mërkrue Facebook pranoi se versioni i ardhshëm i iOS, konkretisht iOS 14, do të reduktojë të ardhurat me 50% nga biznesi i reklamimit Audience Network.

Më përpara Facebook ka paralajmëruar se iOS 14 do të ketë impakt mbi biznesin e reklamimit dhe tani shpjegoi specifikisht çfarë impakti do të ketë.

Me Audience Network Facebook u jep mundësinë zhvilluesve të aplikacioneve mobile të vendosin reklama bazuar në të dhënat e Facebook.

Aktualisht reklamuesit përdorin një numër ID unik quajtur IDFA për të shënjestruar me reklama dhe rritur efektivitetin dhe me iOS 14 Facebook nuk grumbullon më informacionin IDFA.

Facebook thotë se mëse 1 miliardë njerëz shohin të paktën një reklamë nga Audience Network çdo muaj edhe pse shumica janë aplikacione Android.

Të gjitha të ardhurat e Facebook vinë nga reklamimi por nuk dihet çfarë impakti ka Audience Network krahasuar me reklamat në Facebook.com dhe hapësira të tjera.

Rrjeti social tregoi në një postim në blog se do ti bindej rregullores së re dhe ndryshimet e reja mund ta bëjnë Audience Network të padobishëm plotësisht në iOS 14.