Facebook redukton përmbajtjet politike në platformë

Ndryshimet gjithashtu pritet të reduktojnë dezinformimin në Facebook. Nga ana tjetër subjektet politike duhet të rimendojnë strategjitë e tyre për të arritur votuesit.
Facebook ka planifikuar të reduktojë përmbajtjet politike që shfaqen në kohështrirje. Lëvizja vjen pas testimeve të bëra në SHBA, Kanada, Brazil dhe Indonezi në fillim të këtij viti.

Kompania planifikon të testojë edhe në Kosta Rika, Suedi, Spanjë dhe Irlandë. Facebook thotë se ndryshimet vinë pas feedbackut dhënë nga komuniteti.

Ndryshimet gjithashtu pritet të reduktojnë dezinformimin në Facebook. Nga ana tjetër subjektet politike duhet të rimendojnë strategjitë e tyre për të arritur votuesit.

Gjithashtu mund të provojë një goditje fatale për mediat, veçanërisht ato të fokusuara në zhvillimet politike duke pasur në konsideratë nivelin e lartë të trafikut që Facebook dërgon tek uebsajtet.

Megjithatë ndryshimet pritet ta bëjnë Facebook më pak irritues dhe shqetësues për përdoruesit. Debatet politike në rrjetet sociale nxehen shpejtë.

Por në Nëntor të vitit të kaluar Facebook pretendonte se vetëm 6% e përdoruesve shohin përmbajtjet politike. /PCWorld