Fakte për Katarin, vendi më i pasur e më i sigurt në tokë

Katari shtrihet në Gadishullin Arabik, me një sipërfaqe prej 11.437 km². Kufiri me Arabinë Saudite është 60 kilometra, ndërsa ka 563 kilometra brigje. Jugu i Katarit është e kapluar nga shkretëtirat. Këtu janë disa fakte për vendin e vogël, por super të volitshëm.

  1. Është vendi më i pasur në planet

Sipas raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, GDP-ja e Katarit për frymë është 127,600 dollarë. Eshtë i pari në listë dhe pas tij vjen Luksemburgu me 104,003 dollarë. Duke pasur rezervat e treta më të mëdha të gazit natyror në botë dhe rezervat e naftës.

  1. Posedon linjën ajrore më të madhe në botë

Qatar Airways zëvendësoi kohët e fundit Emiratet, duke kërkuar titullin e transportuesit më të mirë në Çmimet Botërore Ajrore vjetore. Është hera e katërt që Qatar Airways ka marrë çmimin e lartë, duke e fituar edhe në 2011, 2012 dhe 2015.

  1. Por Katari është goditur nga një krizë diplomatike

Disa shtete të Gjirit kanë ndërprerë të gjitha lidhjet me Katarin në fillim të këtij viti pasi pretendojnë se gjoja se Katari financon terrorizmin ndërkombëtar. Por në fakt, ajo që ka shkaktuar bllokadën është frika se mos Katari do të rrëzoj sistemin mbretëror në shtete e Gjirit, gjë që do të rrezikonte strofullën e mbretërve dhe princërve.

Si pasojë e bllokafës  Qatar Airways është ndaluar të fluturojë në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipt dhe Bahrein, është ndaluar gjithashtu të hyjë në hapësirën ajrore të atyre shtetece. Kjo do të thotë se aeuroplanët e QA duhet të ndërrojnë rrugë për dhjetra destinacione, gjë që shkakton kohë më të gjata udhëtimi për udhëtarët dhe gritë faturën e karburantit. Fluturimet për në Lagos, Nigeri, për shembull, tani fillojnë në një drejtim lindor.

  1. Katari është është toka më e sigurtë.

Katari është vendi ku një fatkeqësi natyrore ka më pak gjasa të godasë. Më e rrezikshmja? Vanuatu, e ndjekur nga Tonga dhe Filipinet.

  1. Ka më shumë burra se femra.

Ka dy burra për çdo grua në Katar. Pse? Sepse është një tokë e ndërtuar nga emigrantët, shumica prej të cilëve janë të rinj dhe meshkuj (dhe ndoshta po ndihmojnë për të ndërtuar një stadium për Kupën e Botës 2022).

  1. Gjithkush jeton në qytet

Është gjithashtu një nga vendet më të urbanizuara në botë, me 99 për qind të banorëve duke u llogaritur si qytetarë ose banorë të qytetit. Vetëm një pjesë e vogël e territoreve, përfshirë Hong Kongun, Singaporin dhe Bermudën, mund ta kryejnë atë.

  1. Nuk ka pyje

Ekzistojnë katër vende pa pyje, sipas përcaktimit të Bankës Botërore: San Marinos, Katarit, Grenlandës dhe Omanit.

  1. Por ka art

“Muzeu i Artit Islamik është një prej tërheqjeve më të mëdha të Dohës dhe vetë ndërtesa, e projektuar nga arkitekti kinez IM Pei (i cili krijoi pavionin e xhamit të Louvre), është më i mrekullueshëm në qytet”, thotë Annabelle Thorpe i Telegraph Travel në udhëzuesin e saj në qytet. “Brenda, hapësira e madhe është një përzierje e zgjuar e xhamisë së Guggenheim të Nju Jorkut dhe xhamisë Yeni Camii të Stambollit. /albeu.com/