Familjet e zhvendosura në Gaza të bllokuara nëpër tenda nga shirat e rrëmbyeshëm

Shpëtimtarët në Rafah të Gazës kanë njoftuar se disa familje të zhvendosura janë bllokuar brenda tendave të tyre për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Sipas Mbrojtjes Civile Palestinëze, ekipet e tyre kanë marrë disa thirrje ndihme nga kampet e zhvendosjes në jug të Gazës, ku uji ka përmbytur tendat.

Në një deklaratë të publikuar në Telegram, agjencia tha se, megjithëse kanë mjete të kufizuara dhe mungesë pajisjesh, ekipet e shpëtimit po punojnë vazhdimisht për të arritur tek personat në nevojë dhe për t’u ofruar ndihmë sa të munden. /mesazhi