Fati rinovon kontratën me Barcelonën

Futbollisti i talentuar do të mbetet pjesë e ‘Blaugranëve’.

Ansu Fati ishte në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, sot është arritur marrëveshja që Fati të mbetet pjesë e gjigantit spanjollë edhe për shumë vite tjera.

Futbollisti ka nënshkruarë kontratë deri në vitin 2027 dhe do ketë klauzolë largimi prej plotë një miliardë euro.

Fati është vetëm 18-vjeçar dhe shihet si futbollistë me të ardhme tejet të ndritur gjë që ka shtyer klubin ta rinovojë kontratën e tij.

18-vjeçari, është futbollisti i dytë që rinovon kontratën këtë muaj me klubin pas Pedrit, ndërsa një gjë të tillë së shpejti pritet ta bëjë edhe Gavi.