Skuadra FC Kosova është shpallur kampione në Ligën e Qarkut në Regensburg, duke mposhtur Fortunën në finale me rezultat 2:1, ani pse ajo garon dy kategori më lartë.
Mbrojtësi i titullit, Jahn Regensburg u eliminua me herët. Shumë minuta pas vërshëllimës së fundit në finalen e kampionatit 2017 në futboll të vogël, në qytetin Regensburg, lojtarët e klubit FC Kosova Regensburg, festonin fitoren dhe shpalljen e tyre kamion, te dielën mbrëma në Regensburg.
Ata pas një finale spektakolare e munden pjesëmarrësin e finales se vitit të kaluar Fortuna Regensburg, me rezultat 2:1.
Gjatë kohes kur të gjithë festonin, kënaqësinë më të madhe e festonte me modesti, trajneri i FC Kosoves Artan Merturi.
Një modesti karakteristike për personin e kryetrajnerit të FC Kosova, i cili deklaronte se me shumë rëndësi është të respektojmë njëri-tjetrin, se sa ajo se cili fiton.
“Sporti duhet të na bashkojë, ne si një ekip i huaj, dëshirojmë përmes sportit të shkaktojmë një trazim pozitiv”.