FFK publikon të hyrat financiare

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është duke e mbajtur Kuvendin e Rregullt të Punës.

Unanimisht janë aprovuar raporti për aktivitetet dhe të arriturat si dhe raporti financiar 2018/19.

Ndërsa raportin e prezantuar thuhet se të hyrat financiare kanë arritur shifrën e 11 milionë e 38 mijë eurove.

Të hyrat janë nga FIFA dhe UEFA 88.86 për qind për vitin 2018, të tjerat nga sponsorët, ministria, dënimet e shqiptuara në ligë dhe të drejtat televizive.

Të shpenzuara janë 11 milionë e 47 mijë euro.