Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, tha se Ankaraja do të vazhdojë ta mbajë krizën humanitare në Gaza në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar, pavarësisht krizave të tjera në botë.
“Gaza është një çështje që nuk e kemi lejuar dhe nuk do ta lejojmë të harrohet”, tha Fidan në një intervistë për televizionin turk TGRT Haber.
Ai theksoi se Turqia e ngre çështjen e Gazës në çdo fjalim, nismë dhe platformë ndërkombëtare ku ka mundësi ta bëjë këtë. /mesazhi



