Chelsea nuk do mund të transferojë lojtarë deri në verën e vitit 2020.
Chelsea u dënua nga FIFA, pasi kishte thyer rregullat në transferimin e lojtarëve të rinj.Skuadra londineze do të dënohet edhe me 100 milionë euro, ku kjo gjë do ju shkaktojë edhe më shumë probleme, përcjell lajmi.net.
Chelsea ka bërë gati projektin për stadiumin e ri, mirëpo dënimi nga FIFA me të holla, po bën që projekti të shtyhet edhe më tej.
Klubi nga Londra kishte planifikuar që ndërtimi i stadiumit të përfundonte brenda tri viteve të ardhshme, por ky dënim nuk do t’i lejojë ata të bëjnë atë investim.








