Fillon festa në Kataluni, Barcelona çon lart titullin e La Ligas

Skuadra e Barcelonës është duke e festuar titullin kampion të sezonit 2024/25.

Klubi katalunas u mposht sot ndaj Villarrealit në La Liga, por kjo nuk i ndalon ata ta çojnë në qiell titullin kampion.

Barcelona e siguroi titullin në xhiron e kaluar, ku e mposhti Espanyolin.

Sot, do jetë festë e gjatë te skuadra e Barcelonës dhe ky ishte titulli i dytë për këtë sezon, pas Copa del Rey.