Firefox do të rikthehet në qendër të vëmendjes së Mozilla

TechCrunch raportoi ditën e Marte se Mozilla ka vendosur të reduktojë vëmendjen e saj për Mozilla VPN, Relay dhe Online Footprint Scrubber pasi shkurtoi rreth 60 punonjës.

Mozilla shquhet për shfletuesin e saj Firefox, por krahasuar me rivalët është shumë larg popullaritetit të tyre. Si pjesë e përpjekjeve të kompanisë për të kthyer vëmendjen drejt Firefox, disa prej produkteve të saj e kanë pësuar.

TechCrunch raportoi ditën e Marte se Mozilla ka vendosur të reduktojë vëmendjen e saj për Mozilla VPN, Relay dhe Online Footprint Scrubber pasi shkurtoi rreth 60 punonjës.

Gjithashtu do të reduktojë instancën e saj mozilla.social në Mastodon e cila do të drejtohet nga një ekip më i vogël si dhe të mbyllë Hubs, botët e saj virtuale 3D.

Këto ndryshme vinë pak pas emërimit të një CEO të përkohshëm. Aktualisht nuk ka asnjë ndryshime për Mozilla VPN dhe Relay sipas një përfaqësues të kompanisë.

Mozilla Monitor Plus, një platformë e cila kujdeset që informacioni juaj të largohet prej platformave të shitjes së tyre në rrjetin e zi nuk është prekur.

Përmes një memoje drejtuar stafit, Mozilla riafirmoi fokusin e saj drejt Firefox të cilin planifikon ta fuqizojë me inteligjencë artificiale.