Gjermani Hansi Flick do të vazhdojë të mbetet në krye të skuadrës së Barcelonës edhe pas përfundimit të sezonit aktual.
Bëhet e ditur se Flick ka arritur marrëveshje verbale me drejtuesit e klubit për kontratën e re, e cila do ta mbajë në “Camp Nou” deri në verën e vitit 2028.
Zyrtarizimi i kontratës së re të Flickut do të bëhet pas përfundimit të sezonit aktual, në të cilin Barcelona pritet ta fitojë titullin e kampionit në La Liga.
Gjithashtu, Flick ka kërkuar edhe përforcime për sezonin e ardhshëm, ku klubit i ka bërë me dije të fokusohet në repartin e mbrojtjes dhe të sulmit.
Flick mori drejtimin e Barcelonës në verën e vitit 2024 dhe kontrata aktuale i skadon vitin tjetër, ndërsa si trajner i klubit spanjoll ka fituar tre trofe deri më tani, një herë Kupën dhe dy herë Superkupën e Spanjës.








