Ballina Lajmet Forcat turke operacion kundër terroristëve në veri të Irakut

Forcat turke operacion kundër terroristëve në veri të Irakut

Të paktën 7 terroristë të PKK-së janë neutralizuar në një operacion ajror të kryer në veri të Irakut, njoftoi ushtria turke, transmeton Anadolu Agency (AA). Terroristët, të cilët po përgatisnin sulme ndaj bazave turke, u neutralizuan në rajonin Avaşin-Basyan, tha Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë në rrjetin social Twitter. Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizim” në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur. Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra dhe fëmijë.