Formohet një aleance mes 40 vendeve të botës kundër ransomware

Iniciativa Ndërkombëtare kundër Ransomware vjen në një moment kur sulmet ransomware janë shtuar në mbarë botën. SHBA-ja është vendi më i goditur me 46 përqind të sulmeve.

Një aleancë e 40 vendeve të botës udhëhequr nga SHBA nënshkruan një memorandum duke rënë dakord që të mos paguajnë kriminelët kibernetikë të ransomware-ve por të punojnë së bashku për të eliminuar mekanizmin financues të tyre tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ditën e Marte.

Iniciativa Ndërkombëtare kundër Ransomware vjen në një moment kur sulmet ransomware janë shtuar në mbarë botën. SHBA-ja është vendi më i goditur me 46 përqind të sulmeve.

Në sulmet ransomware, një haker enkripton sistemet dhe të dhënat e një organizate duke kërkuar pagesa për zhbllokimin e tyre. Në të shumtën e rasteve ato vjedhin të dhëna të ndjeshme dhe i përdorin për të shantazhuar viktimën se do ti publikojnë online nëse pagesa nuk bëhen.

Ndersa qindra kompani bien pre e sulmeve të tilla çdo vit, sulme të profilit të lartë në SHBA ndodhën në dy muajt e fundit ndaj operatorit të kazinove MGM Resorts International dhe prodhuesit të produkteve të pastrimit Clorox.

Të dy kompanitë ende nuk janë rikuperuar plotësisht pas sulmeve. Iniciativa e re synon të eliminojë financimin e fushatave të tilla duke ndarë informacion mes vendeve. Platformat e shpërndarjes së informacioneve do të krijohen njëra nga Lituania dhe tjetra nga Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vendet partnere do të ndajnë mes tyre një listë të zezë ku Departamenti Amerikan i Thesarit do ta pasurojë me informacione rreth portofolëve dixhitalë që përdoren për transferimin e pagesave të sulmeve ransomware.