Foshnja 7 muajshe nxirret e gjallë nga gërmadhat (Video)

Një foshnje 7-muajshe është nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese nga ekipet e shpëtimit pas tërmetit që goditi ishullin italian të Iskia ndërsa po punohet për të shpëtuar edhe dy vëllezërit e tij.

Deri tani kanë mbetur të vdekura dy gra dhe 39 persona të tjerë janë plagosur, raporton BBC.

Tërmeti i magnitutës 4.0 goditi Ishullin Iskia në orën 20:57 mbrëmjen e së hënës (21 gusht) dhe u dëmtuan ndërtesa të shumta përfshirë një kishë dhe spital.

Ishulli, jashtë brigjeve të Napolit, ka një popullsi prej rreth 50,000 banorësh dhe është shumë popullor me turistët. Shumë njerëz po hanin në restorante, kur tërmeti goditi, në një thellësi prej rreth 3 milje në veri të komunës së Casamicciola.