Ballina Lajmet Kosovë Freskia shënon Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit

Freskia shënon Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit

Për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, të Hënën (06.12.2021), Fondacioni Freskia organizon dy aktivitete:

1. Dhurimi i gjakut pranë zyrave të Fondacionit Freskia, prej orës 11:00-15:00.
Ky aktivitet do të mbahet në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut pranë QKUK-së. Adresa: Rr. Shaban Polluzha, nr. 10/Prishtinë (Mbrapa Teatrit).

2. Kontrolla mjeksore sistematike tek banesat e socialit. Prej orës 12:00-14:00. Ky aktivitet do të mbahet në bashkëpunim me poliklinikën “Human Care”. Me ç’rast do të ofrohet asistencë mjeksore për banorët e kësaj lagje. Adresa: Fusha e Pajtimit/ Banesat e Socialit- Prishtinë.

Ardhja juaj na nderon, dhurimi i gjakut është jetë për të tjerët, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Me respekt
Nga Fondacioni Freskia