Fundjavë e ‘nxehtë’ në Evropë, ja sa shumë derbi na presin

Tifozët e futbollit i pret një fundjavë atraktive më shumë ndeshje interesante.

E shtuna dhe e diela duhet doemos të rezervohet për futboll nga tifozët e këtij sporti.

Fundjava e 27 dhe 28 tetorit sjellin përplasje interesante në ligat kryesore të Evropës në futboll.

Në Premierligë, Tottenham Hotspur takohet me Manchester Cityn, ndërsa në Serie A, Napoli pret Romën.

Sigurisht që përballja kryesore është ajo e La Ligës, ku Barcelona dhe Real Madrid zhvillojnë ‘El Clasicon’, të parën që nga viti 2007 pa Messin dhe pa Ronaldon./Lajmi.net/

Derbit e javës në Evropë:

Barcelona – Real Madrid

Tottenham – Manchester City

Napoli – Roma

Lazio – Inter

Dortmund – Hertha Berlin

Marseille – PSG