Një analizë e ndikimit të luftës shkatërrimtare të Izraelit në peizazhin bujqësor të Gazës ka zbuluar se rreth 98% e gjithë tokave të mbjella me pemë janë shkatërruar që nga tetori 2023.
Studiuesi Mazin Qumsiyeh nga Universiteti i Betlehemit tha për revistën shkencore Eos se pas dy vitesh luftë, shumica e serrave janë zhdukur dhe mbulesa me pemë është “kryesisht e zhdukur”.
He Yin, gjeograf dhe ekspert në studimet satelitore në Kent State University, deklaroi se shkalla e shkatërrimit të tokave bujqësore në Gaza ka pak raste të ngjashme në historinë moderne, madje edhe krahasuar me konfliktet në Siri apo Çeçeni.
“Ky është dëm i paprecedentë. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë,” tha Yin, udhëheqësi i projektit kërkimor.
Para luftës, bujqësia përbënte rreth 32% të përdorimit të tokës në Gaza, duke qenë shtyllë e rëndësishme e ekonomisë së bllokadës dhe pjesë thelbësore e identitetit kulturor palestinez. /mesazhi








