
Skuadra e Real Madridit do të ketë shumë mungesa në ndeshjen kundër Tottenham Hotspur, e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Përveç Dani Carvajal, Mateo Kovacic, Gareth Bale dhe Kylor Navas priten të mungojnë edhe dy yje si Isco dhe Raphael Varane.
Isco, 25 vjeçari pësoi një lëndim në ndeshjen e djeshme kundër Gironës dhe kështu pritet ta humbas takimin kundër Tottenhamit.
Ndeshja mes Tottenham dhe Real Madrid zhvillohet të mërkurën (1 nëntor), në stadiumin “Wembley”.