Gjergjaj nokauton letonezin Zutis

Boksieri kosovar i kategorisë së rëndë, Arnold Gjergjaj, ka mbrojtur titullin WBF Intercontinental, të shtunën mbrëma në Basel.

Gjergjaj nokautoi në rundin e katërt letonezin Kristaps Zutis, duke shënuar kështu fitoren e 36-të në boksin profesionist (27 KO) karshi tri humbjeve.

Gjergjaj i dha një të djathtë të fuqishme Zutisit, i cili për disa sekonda mbeti pa ndjenja.

Për Zutisin ishte humbja e katërt në karrierë, karshi 7 fitoreve e dy barazimeve.

Në parameç boksuan edhe dy boksierë tjerë shqiptar. Abnor Jashari mposhti me nokaut në rundin e tretë letonezin Ricards Zarins, duke e shënuar fitoren e tretë nga po aq meçe. Shqipjon Hoti fitoi meçin e katërt në boks profesionist, duke mposhtur me nokaut teknik në rund të pestë boshnjakun Adel Kobilica.