Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në Gjermani, sot është takuar me ministrin gjerman të Punëve të Brendshme, Horst Seehofer.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj e ka falënderuar Gjermaninë për përkrahjen që po i jep Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.
Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:
Danke Deutschland! ??
Pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, morëm “Po”-në e Gjermanisë për liberalizimin e vizave.
Faleminderit Kancelares Merkel dhe shtetit Gjerman për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për popullin e Kosovës.







