Gjilani nuk ka arritur më shumë se një bararzim 2-2 ndaj Progres Niederkorn, në ndeshjen e parë të rrethit të parë në Conference League.
Skuadra nga Luksenburgu shkoi në pushim me epërsi 1-0, me golin e shënuar nga De Almeida, në minutën e 10-të.
Me të filluar pjesa e dytë, Gjilani barazoi rezultatin me Arbnor Ramdanin, i cili u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 48-të.
Omar Natami riktheu epërsinë e Niederkorn në të 62-tin minutë, ndërsa katër minuta më vonë, Ramadani shënoi përsëri nga penalltia, për rezultatin 2-2.
Ndeshja e kthimit zhvillohet më 20 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.







