Gjykata Supreme e Kroacisë miraton ekstradimin e Ballistit

Gjykata e Lartë kroate ka miratuar ekstradimin tifozit të Kombëtares Shqiptare, Ismail Morinaj në Serbi.

Sipas agjencisë kroate të lajmeve “Hina” gjykata e lartë e Kroacisë e ka miratuar kërkesën e Serbisë, mirëpo vendimin e fundit do ta jap Ministri i Drejtësisë.

Vendimin e tij Gjykata Supreme duhet t’ia përcjell gjykatës së shkallës së parë në Dubrovnik, e cila pastaj duhet ta informojë për çdo gjë- ministrin e Drejtësisë, që ai të ndërmarrë vendimin përfundimtar.

Gjykata e Dubrovnikut lejoi ekstradimin e tij në Serbi që në korrik të sivjetshëm, kur u konstatua se janë përmbushur kushtet gjyqësore, por pas ankesës së Morinës në Gjykatën Supreme e anuloi këtë vendim dhe rastin e ktheu për rigjykim.