“Global Soccer Awards”, fituesi është…Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo fitoi çmimin “Futbollisti i Vitit 2019” në ceremoninë e “Global Soccer Awards” që u zhvillua në Dubai të Emirtate e Bashkuara Arabe. CR7 kishte si konkurrentë rivalin e tij të madh, Lionel Messi, dhe dy futbollistët e Liverpoolit, Mohamed Salah e Virgin van Dijk. Kjo është herë e shtatë që portugezi e fiton këtë çmim dhe katërta radhazi, supersport.

“Faleminderit të gjithëve: familjes sime, shokëve të mi tek Juventusi dhe në përfaqësuesen e Portugalisë, menaxherit tim Mendes dhe të gjithë personave që më kanë mbështetur çdo ditë. E kam për nder që jam i pranishëm këtu dhe shpresoj ta fitoj edhe vitin e ardhshëm këtë çmim fantastik. Goli ndaj Sampdorias më i miri në karrierë? Ishte fantastik, por kam shënuar gjithmonë gola të mrekullueshëm që në fillim të karrierës sime. Nga golat me kokë, ndoshta është më i miri i karrierës sime,” – deklaroi Ronaldo pas marrjes së çmimit.

Çmimet e tjera:

  • Futbollistja më e mirë e vitit u shpall Lucy Bronze.
  • Çmimin “Zbulimi i Vitit” e fitoi Joao Felix, mposhti emra të tillë si Sancho, Haaland dhe Ansu Fati.
  • Çmimi i karrierës më të mirë futbollistike ishte për Miralem Pjanic dhe Ryan Giggs.
  • Trajneri më i mirë i vitit, Jurgen Klopp.
  • Akademia më e mirë e vitit shkoi për Ajaxin e Amsterdamit.
  • Liverpooli, fitues i Championsit, u shpall klubi më i mirë i vitit.
  • Achraf Hakimi ngriti trofeun e futbollistit të ri arab të vitit.
  • Çmimin e menaxherit më të mirë e fitoi Jorge Mendes.
  • Portieri më i mirë u përzgjodh Alisson Beker i Liverpoolit.
  • Partneriti i Vitit, triumfoi bashkëpunimi Manchester City-SAP.
  • Futbollisti arab i vitit, çmimi i takoi Abderrazak Hamdallah.
  • Drejtori sportiv më i mirë i vitit u shpall Andrea Berta i Atletico Madridit. Për këtë çmim konkurronin edhe Igli Tare i Lazios, Eric Abidal dhe Marc Overmars.
  • Çmimi i arbitrit më të mirë të vitit shkoi për Stephanie Frappart, 35-vjeçaren franceze që drejtoi Superkupën e Europës, Liverpool-Chelsea.