Gmail merr masa për të luftuar spamin

Duke filluar nga muaji Shkurt 2024, kushdo që dërgon më shumë se 5 mijë e-maile në adresa Gmail në një ditë, do ti kërkohet të përmbushë disa kritere.

Spami në e-maile ka qenë që prej shpikjes së vetëm e-mailit dhe është një fenomen që vetëm është përkeqësuar. Megjithatë Google po punon për ta rregulluar me masa të reja mbrojtjeje.

Përmes një postimi në blog, Google njoftoi vendosi kërkesa të reja për ata që dërgojnë disa e-maile njëherazi.

Duke filluar nga muaji Shkurt 2024, kushdo që dërgon më shumë se 5 mijë e-maile në adresa Gmail në një ditë, do ti kërkohet të përmbushë disa kritere.

Dërguesi duhet të verifikojë e-mailin që Google thotë se mbyll hendeqet që shfrytëzohen nga hakerët. Verifikimi do të përfshijë praktikat më të mira të rekomanduara nga Google duke përdorur verifikimin DKIM ose SPF për domainin e e-mailit.

Dërguesit e numrit të lartë të e-maileve duhet gjithashtu të ofrojnë një opsion për tu çregjistruar nga marrja e e-maileve. Për më tepër, Google do të fillojë të zbatojë një “prag të qartë të spamit” për të parandaluar që marrësit e Gmail të bombardohen me mesazhe të padëshiruara.

Ndryshime të tilla duhej të ishin implementuar vite më parë dhe është gjë e mirë të shohim gjigantët e teknologjisë së reagojnë. Nuk ka dyshim se e-mailet spam kanë dalë jashtë kontrolli ku njerëzit, veçanërisht të moshuarit, po mashtrohen lehtësisht duke humbur mijëra dollarë.