Golashënuesit më të mirë të La Ligës në këtë dekadë

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është golashënuesi më i mirë i kësaj dekade në ligën spanjolle, transmeton zeri.info

Reprezentuesi argjentinas ka shënuar plot 369 gola në 343 ndesje gjatë dekadës që po e lëmë pas.

Ndërkohë, ish-sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili gjatë verës së 2018-s nënshkroi me Juventusin, ka realizuar 304 gola në 284 paraqitje në La Liga.

Benzema zë vendin e tretë me 155 gola në 316 ndeshje, kurse katërshen e mbyll Luis Suarez me 141 gola në 179 paraqitje.