Google do të fillojë prodhimin e telefonëve Pixel në Indi

Google do të fillojë prodhimin e Pixel 8 në Indi në 2024 duke përfshirë gradualisht edhe modele të tjera.

Google planifikon të prodhojë telefonët Pixel në Indi pas një rritje të qëndrueshme për pajisjet e kompanisë. Zëvendës presidenti i lartë i Google për pajisjet dhe shërbimet, Rick Osterloh, e pozicionoi Indinë si një prej tregjeve më të rëndësishme të kompanisë për pajisjet Pixel.

Google do të fillojë prodhimin e Pixel 8 në Indi në 2024 duke përfshirë gradualisht edhe modele të tjera.

Kontributi i Google në nismën “Made in India” do të shohë bashkëpunime me prodhues vendas dhe të huaj. Përmes një cicërime, CEO i Alphabet Sundar Pichai, tha se ishin një prej partnerëve të besueshëm të rritjes dixhitale të Indisë.

 

Nga ana tjetër lëvizja ndihmon Google të diversifikojë prodhimin përtej Kinës ku zinxhirët e furnizimit janë çdo ditë e më shumë në rrezik për shkak të marrëdhënies së tensionuar mes SHBA-ve dhe vendit me popullsinë më të madhe në botë.

Vendimi i Google është një tjetër fitore e madhe për qeverinë e Indisë që ka arritur të joshë emra të tjerë të mëdhenj si Samsung dhe Apple të cilët kanë investuar në kapacitete prodhuese.

Apple filloi prodhimin e iPhone në Indi në 2017-ën.