Google lançon Bard në 180 vende të botës dhe heq listat e pritjes

Google nxitoi me debutimin e gjeneratës së parë të Bard në Shkurt pasi ChatGPT i OpenAI mori industrinë përpara.

Gjatë dy muajve të fundit kushdo që ka dëshiruar të provojë robotin e ri bashkëbisedues me inteligjencë artificiale të Google është dashur të regjistrohej dhe më pas të priste derisa ti jepej qasje.

Mbi të gjitha shërbimi ishte i disponueshëm vetëm në SHBA dhe Kanada. Tani ditët e pritjes kanë marrë fund sepse në konferencën I/O kompania zbuloi se Bard do të jetë i disponueshëm në 180 vende të botës dhe pa pasur nevojë për listat e pritjes dhe dhënien e qasjes.

Mbi të gjithë Bard i ri mbështetet në modelin më të fundit gjuhësor të Google quajtur PaLM 2, duke e bërë akoma më të aftë.

Google nxitoi me debutimin e gjeneratës së parë të Bard në Shkurt pasi ChatGPT i OpenAI mori industrinë përpara.

Situata u përkeqësua më tepër pas një performance zhgënjyese nga Bard duke dëmtuar imazhin e Google. Në muajt në vijim kompania punoi për të zhvilluar më tutje PaLM, modelin gjuhësor që fuqizon Bard, duke prodhuar përgjigje më cilësore dhe më të besueshme por edhe të kryejë funksione si gjenerimi i kodit.

Në skenën e I/O ekzekutivët e Google thanë se Bard tashmë përdor PaLM 2 dhe si rezultat përdoruesit mund të presin funksionalitete të reja në ditët dhe javët në vijim.