Google lançon mjetin me inteligjencë artificiale SGE në 120 vende të botës

Vetëm gjashtë muaj pas debutimi në konferencën I/O 2023, kompania njoftoi ditën e Mërkure se SGE do të zgjerohej tek përdoruesit e Search Labs në 120 vende dhe territore dhe të ofrojë mbështetje për katër gjuhë të reja.

Google Search Generative Experience (SGE) që aktualisht ofron përmbledhje të gjeneruara përmes AI në krye të rezultateve të kërkimit do të bëhet i disponueshëm më gjerësisht.

Vetëm gjashtë muaj pas debutimi në konferencën I/O 2023, kompania njoftoi ditën e Mërkure se SGE do të zgjerohej tek përdoruesit e Search Labs në 120 vende dhe territore dhe të ofrojë mbështetje për katër gjuhë të reja.

Ndryshe nga lançimi i menjëhershëm që aplikoi me Bard në Mars, Google ka vendosur të ecë me hapa të ngadaltë me SGE. Kompania filloi të testonte gjuhën Angleze në Maj, u zgjerua në gjuhën Angleze për Indinë dhe Japoninë në Gusht dhe më pas e solli për përdoruesit e rinj në Shtator.

Duke filluar nga dita e Mërkure përdoruesit në 120 vende të botës mund të kërkojnë dhe ndërveprojnë me asistentin në gjuhë natyrale. Do të jetë i disponueshëm për Chrome në desktop dhe Search Labs në Android.