Google mbyll pamjen bazike të Gmail të një dekade më parë

Përdoruesit në Hacker News thanë se kishin marrë një e-mail nga Google që sinjalizonte fundin e funksionalitetit.

Një tjetër ditë, një tjetër produkt i Google shkon në varr. Kompania ka vendosur të mbyllë pamjen HTML të Gmail që ju jepte përdoruesve mundësi për të parë e-mail në formatin më bazik duke filluar nga 2024.

Kompania përditësoi faqen e suportit për të reflektuar se Gmail automatikisht do të kalojë në pamjen standarde pas afatit të fundit.

Përdoruesit në Hacker News thanë se kishin marrë një e-mail nga Google që sinjalizonte fundin e funksionalitetit.

“Ju shkruajmë për tu vënë në dijeni se Gmail Basic HTML për desktop dhe mobile do të çaktivizohet duke filluar nga Janari 2024. Pamja bazike e Gmail është një version i hershëm i klientit Gmail që u zëvendësua nga pasardhësit modern më shumë se 10 vite më parë dhe nuk kanë funksionalitetet e plota të Gmail.”

Versioni HTML nuk ka shumë funksionalitete si bisedat, kontrolli i gramatikor, filtrat e kërkimit, shkurtesa dhe formatimi i pasur. Por ka qenë i dobishëm për përdoruesit në zona me konektivitet të ulët. /