Google Meet sjell një opsion të domosdoshëm për bisedat në grup

Kompania ofroi opsionin e videove të cilësisë së lartë në muajin Prill, megjithatë ishte i disponueshëm vetëm për biseda një-me-një.

Google do të aktivizojë opsionin e cilësisë 1080p për video thirrjet në grup për përdoruesit e Workspace.

Kompania ofroi opsionin e videove të cilësisë së lartë në muajin Prill, megjithatë ishte i disponueshëm vetëm për biseda një-me-një.

Për të përdorur opsionin, pjesëmarrësit në një bisedë në grup të cilët kanë webkamerat Full HD (ose më të mira) duhet ta ndezin duke pranuar një njoftim që shfaqet automatikisht në ndërfaqjen e hyrjes në një bisedë.

Sapo aktivizohet, ikona 1080p do të shfaqet në cepin e djathtë lartë të videos. Njerëzit mund të shohin video të cilësisë së lartë nëse videoja e përdoruesit që ka një kamër Full HD është i zmadhuar në ekran të plotë.

Konfigurimi i marrjes dhe dërgimit të videos me cilësi të lartë mund të bëhet në Settings > Video në ueb dhe Google Meet do të ndryshojë cilësinë automatikisht në varësi të shpejtësisë së internetit.

Përditësimi tashmë është i disponueshëm për planet Business Standard, Business Plus, Enterprise Essentials, Enterprise Standard, Enterprise Starter, Enterprise Plus, Education Plus, and the Teaching and Learning Upgrade, dhe Workspace Individual.