Google prezanton një model AI të hapur quajtur Gemma

Kompania thotë se Gemma tejkalon disa modele shumë të mëdha në testime dhe janë më të avancuar sesa modelet e tjera të hapura.

Google lançoi një model të ri AI të hapur quajtur Gemma, për të cilin thotë se është ndërtuar duke përdorur të njëjtën teknologji kërkimore shfrytëzuar për krijimin e modeleve Gemini AI.

Kompania thotë se Gemma është kontributi i Google për komunitetin dhe do tu vijë në ndihmë zhvilluesve të ndërtojnë AI të përgjegjshme.

Krahas Gemma prezantoi edhe Responsible Generative AI Toolkit e cila përmban një mjet debugging si dhe një guidë me praktikat më të mira të zhvillimit AI bazuar në eksperiencën e Google.

Google do ta ofrojë Gemma në dy madhësi të ndryshme – Gemma 2B dhe Gemma 7B – ku që të dyja vinë me udhëzuesit përkatës dhe mund të instalohen direkt në laptopin apo kompjuterin e një zhvilluesi.

Kompania thotë se Gemma tejkalon disa modele shumë të mëdha në testime dhe janë më të avancuar sesa modelet e tjera të hapura.

Google planifikon të prezatojë më shumë variante të Gemma në të ardhmen për një gamë të gjerë aplikimesh.